Partia Socialiste ka ngritur shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka çuar akoma buxhetin e rishikuar në komisionet parlamentare. Sipas kalendarit të miratuar nga vetë Konferenca e Kryetarëve, drafti me buxhetin e ri duhej të ishte paraqitur në komisione që para dy javësh. Në një konferencë për shtyp, Sekretari për Programin i PS-së, Ilir Beqja, tha se qeveria është tepër vonë për të shqyrtuar tashmë buxhetin dhe sipas tij, të gjitha gjasat janë që shkurtimi i tij të bëhet në shtator. Ndërkohë që lidhur me rritjen e pensioneve që miratoi qeveria në datën 1 korrik, Beqja është shprehur se shteti po gënjen pensionistët, pasi nuk ka asnjë rritje reale, madje për pensionet e fshatit financat nuk po indeksojnë as inflacionin. Sipas Ilir Beqjes, qeveria shqiptare vetëm nga rritja që bëri së fundmi iu ka 10 milionë dollarë borxh pensionistëve.
Socialist Party has raised concern that the Government has not yet led to the revised budget in committee. Calendar adopted by the Conference of Mayors, the new draft budget should be presented in committee that two weeks ago. At a press conference, Secretary to the SP program, Ilir Beqja, said the government is too late now to examine the budget and according to him, all the chances are that his cuts made ??in September. While connected with the growth of government approved pension on 1 July, Beqja said that the state is lying pensioners, as there is no real growth, even for village finances pensions are not index or inflation. According Ilir Beqjes Albanian government only by the growth that has made ??recently was owed ??$ 10 million pensioners.