Ndërprerjet e energjisë nga ana e kompanisë së Shpërndarjes "CEZ" për konsumatorët të cilët nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike, ka sjellë një situatë shqetësuese në disa zona, ku ndërprerjet kolektive kanë lënë pa energji edhe klientët e rregullt. Kështu, në bazë të një monitorimi paraprak, Enti Rregullator i Energjisë ka konstatuar probleme në disa komuna në veri të vendit. Por nga e "CEZ" nuk pranohet një situatë e tillë. Sipas drejtorit të shpërndarjes së kësaj kompanie, deri tani ndërprerjet janë bërë vetëm në ato zona të cilat janë 100% debitore, ndërkohë që ai lajmëron se nesër "CEZ" do të rinisë një fushatë më intensive për ndërprerjen e energjisë. Paraditen e sotme ERE ka zhvilluar një takim me drejtues të "CEZ", ku është shtruar për diskutim çështja se si do të zgjidhet mënyra e pagesës për konsumatorët të cilët janë debitorë në shifra të mëdha. Nga ana tjetër, gjatë ditëve në vijim, ERE do të marrë në shqyrtim edhe problemin që pretendojnë banorët e disa zonave në veri, të cilët janë pronarë të tokave ku janë ndërtuar HEC-et, por që deri tani nuk është bërë shpronësimi.
Power outages from the Distribution company "CEZ" for customers who have not paid electricity bills, has brought a disturbing situation in some areas, where collective cuts have left without electricity and regular customers. Thus, according to a preliminary monitoring, Energy Regulatory Authority has found problems in some municipalities in the north. But from the "CEZ" not accepted such a situation. According to director of distribution of this company, so far the cuts are made ??only in those areas that are 100% debt, while he announces that tomorrow "CEZ" will resume a more intensive campaign to cut off power. ERE morning held a meeting with leaders of "CEZ", which is up for discussion the question of how to resolve payment terms for customers who are debtors in large numbers. On the other hand, in the coming days, the ERE will consider the problem that some residents claim areas in the north, who are owners of land where HPPs are constructed, but so far not been expropriated.