Nisur nga situata e brishtë atje, veriu i Kosovës do të jetë temë ekskluzive e bisedimeve të radhës mes Prishtinës dhe Beogradit më 17 janar në Bruksel. Konfirmimi vjen nga ndërmjetësuesja e dialogut të nivelit të lartë politik mes Thaçit e Daçiç, Ketrin Eshton. Në një intervistë për gazetën "Koha Ditore", përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri e ka cilësuar të paqëndrueshme situatën aktuale në veri të Kosovës.
Eshton ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se ndarja nuk është opsion. Ndërkohë, lidhur me mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës dhe se çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialog, Eshton nënvizoi se nuk i takon të bëjë komente. Ajo çfarë pres unë nga Beogradi dhe Prishtina, tha Eshton, është që të mbeten të përkushtuar fort për dialogun.
Given the fragile situation there, north of Kosovo will be exclusive topic of upcoming talks between Pristina and Belgrade on 17 January in Brussels. Confirmation comes from mediating high-level political dialogue between Thaci Dacic, Catherine Ashton. In an interview to the newspaper "Daily Time", European Union High Representative for Foreign and Security Policy has been given the volatile situation in the north.
Ashton rejected once again the possibility of partitioning Kosovo and saying that the partition is not an option. Meanwhile, regarding the possibility of Ramush Haradinaj to become prime minister of Kosovo and what impact will it have in the dialog, Ashton noted that belongs not to comment. What I expect from Belgrade and Pristina, Ashton said, is to remain firmly committed to dialogue.