Takimi i katërt mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, i zhvilluar nën lehtësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëveshje të përkohshme për taksat.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga baronesha Ashton, thuhet se palët janë pajtuar për mbledhjen e taksave, duke u bazuar në marrëveshjen e dhjetorit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, apo IBM-së. "Duke u nisur nga marrëveshja e arritur për IBM-në në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor dhe zbatimin e tij në katër pikëkalimet, dy kryeministrat sot arritën mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave doganore, taksave tjera dhe TVSH-së", u shpreh Ashton. Ajo ka paralajmëruar një dialog intensiv për në muajin shkurt. "U pajtuam për t'u takuar për një dialog intensiv në muajin shkurt gjatë të cilit shpresojmë për përparim të rëndësishëm mbi çështjet që i kemi identifikuar sipas konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së", thuhet në deklaratën e zonjës Ashton.
The fourth meeting between the Prime Ministers Hashim Thaci and Ivica Dacic, developed under Chief facilitation of European diplomacy, Catherine Ashton, has resulted in a temporary arrangement fees.
In a press release issued by Baroness Ashton, said that the parties have agreed to collect taxes based on the December agreement on Integrated Border Management, or IBM. "Based on the agreement reached for IBM in our last meeting on December 4 and its implementation in four crossings, temporary two prime ministers today reached a consensus for the collection of customs duties, VAT and other taxes", Ashton said. It has announced an intensive dialogue in February. "I agreed to meet for an intensive dialogue in February during which hope for significant progress on issues that have been identified according to the conclusions of the December European Council", Ms Ashton said in a statement.