Qeveria shqiptare ende nuk ka vendosur se si do të vijojë procesi për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën. Ne nje prononcim per mediat, ambasadorja gjermane Karola Muler Hotekemper deklaroi se ministria e Ekonomisë ka premtuar zgjidhje te shpejte per projektin, por pa lene nje afat konkret. "Sapo fola për këtë çështje me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, dhe ai më siguroi që në një moment tjetër do të arrijmë që të gjejmë një zgjidhje për linjën e transmetimit me Kosovën." Ambasadorja gjermane ka qene e pranishme te nje tjeter financim i KFV-së, ndërtimi i dy linjave te reja transmetimit, qe do te permiresojne furnizimin me energji per Jugun e vendit. Tenderin per keto punime e fitoi kompania boshnjake "Energoinvest", qe nënshkroi sot dhe marrëveshjen me OST per investimin 49 milionë euro. "Energoinvest" fitoi një tender, një tender i cili u hap me disa kërkesa teknike, dhe "Energoinvest" ishte kompania e cila ofroi kushtet teknike më të mira. Nderkohe, pikërisht kjo firme u bë shkak për prishjen e kontratës së financimit të KFV-së për qeverinë shqiptare për ndërtimin e linjës me Kosovën, pasi gjermanët shpallën fituese kompaninë kroate "Dalekovod" e cila ofronte standarde më të mira teknike, ndërsa OST kërkoi që tenderin ta merrnin boshnjakët.
The Albanian government has not yet decided how to continue the process for the construction of the interconnection line with Kosovo.
In a statement to the media, the German Ambassador Carol Muler Hotekemper stated that the Ministry of Economy has promised quick solutions for the project, but without leaving a concrete term. "Once I talked about this issue with the Minister of Economy, Edmond Haxhinasto, and he assured me that in another moment will be able to find a solution to the transmission line with Kosovo." German Ambassador was present another funding KFV, construction of two new transmission lines that will improve energy supply for the South of the country. Tender for these works won Bosnian company "Energoinvest", was signed today and deal with the OST for 49 million euro investment. "Energoinvest" won a tender, a tender which was opened with some technical requirements, and "Energoinvest" was the company that offered the best technical conditions. Meanwhile, just this company became a cause for termination of the contract of KFV funding for the Albanian government for the construction of the line to Kosovo, after the Germans declared winner Croatian company "Dalekovod" which provide the best technical standards, while OST asked tender to acquire Bosnians.