CENSUSI sipas qarqeve - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
http://www.vizionplus.tv

Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet me rritjen më të madhe të popullsisë që prej vitit 2001, ndërkohë që në vend të fundit qëndron qarku i Gjirokastres. Sipas rezultateve të Censusit që Instituti i Statistikave zhvilloi në vitin 2011, rezulton se mosha mesatare në të gjithë Shqipërinë është 35 vjec, ku qyteti i Kukësit ka popullsinë më të re.

Përqindja më e madhe e anafalbetizimit shënohet në qarkun e Lezhës dhe të Elbasanit, ndërsa qytetet që kanë popullsinë më të lartë që kanë ndjekur ose janë duke vazhduar një shkollë janë Kukësi dhe Tirana.

Në një takim që INSTAT organizoi me ekpertë gjatë prezantimit të të dhënave përfundimtare sipas prefekturave, analistët shpjeguan edhe përkatësinë fetare të ndarë sipas këtyre zonave.

Në total edhe numri i emigrantëve të kthyer në Shqipëri gjatë viteve 2009-2011 është rritur, si rezultat i prekjes se eurozonës nga kriza. Sipas të dhënave të Censusit që prej vitit 2001, shumë qytete kanë përmirësuar nivelin e adoptimit të teknologjisë, edhe pse një përqindje e konsiderueshme banorësh vijojnë të jetojnë me standarde jetese poshtë mesatares.

Share This Video


Download

  
Report form