31 ankimime ne tryezën e KQZ - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton te premten rezultatin e votimeve qarkun Kukës, pas ankimimit te opozitës. Për shkak se mandati nga e majta tek e djathta kaloi vetëm për 14 vota, PS dhe LSI kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-se dhe rinumërim te kutive në 14 qendra votimi. Por ky është momenti, kur KQZ e ka të pamundur vendimmarrjen, pasi i mungon shumica e cilësuar, shpjegon përfaqësuesi socialist në Komision. Burime nga KQZ thonë për vizion plus, se nuk përjashtohet mundësia që Komisioni të nisë shqyrtimin e cështjes edhe në mungesë të shumicës, madje të marrë vendim për rinumërim te disa kutive te votimit. Deri tani në KQZ, kanë mbërritur 31 ankesa. Çështjet më të nxehta, jane Kukësi dhe Lezha. Edhe ne kete te fundit, diten e djeshme, KQZ-ja ia kaloi nje mandat te PS-se,demokrateve. Është vendosur gjithashtu të pranohet shqyrtimi në themel i ankesës së kandidatit të pavarur Dritan Prifti, për rinumërim votash në gjithë qarkun Fier. Kalimi i KQZ në një faze, ku tensionet rriten, ka vënë në lëvizje edhe strukturat e rendit. Një ditë më parë pranë KQZ u vendosën forcat e policisë së Tiranës, por në një vendim të dytë marrë dje pasdite, për 4 anëtarët është lënë një roje personale me shërbim 16 orësh, pjesë e trupave të ndërhyrjes së shpejtë.

Central Election Commission examines the outcome of the vote on Friday Kukes district, on appeal to the opposition. Because the mandate from the left to the right, just passed 14 votes, SP and SMI require declaration of invalidity of the decision of the CEC and the recounting of ballot boxes in 14 polling stations. But this is the moment when the CEC decision is impossible because of lack of qualified majority, the Commission explains Socialist representative. Sources say the CEC vision plus, it is not impossible that the Commission begin consideration of the issue in the absence of the majority, even a decision to recount some ballot boxes. So far the CEC, 31 complaints have arrived. Sues, are Kukes and Lezha. Even in the latter, yesterday, the CEC passed a mandate to the SP, the Democrats. It also decided to examine the merits accepted the appeal of independent candidate Dritan Prifti, for all county recounts in Fier. Passing the CEC on a stage, where tensions grow, has set in motion the structures of order. A day before the CEC was established Tirana police forces, but in a second decision taken yesterday afternoon, the four members has left a personal guard on duty 16 hours, part riot troops.

Share This Video


Download

  
Report form