Ndërtimet pa leje ne bregdet - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 4

Prishja e ndërtimeve pa leje ka filluar edhe në bashkinë e Himarës pas asaj të Vlorës. Një ndërtesë 2 katëshe e ngritur muajt e fundit në ballkonin e Llogorasë është shembur nga inspektoriati i ndërtimit të bashkisë dhe policia. Objekti ka qenë i papërfunduar dhe pronari i tij nuk ka qenë prezent në momentin e shembjes. Ndërsa në Vlorë aksioni i sotëm i bashkisë ka qenë në pyllin e Sodës ku janë evidentuar dhe shembur 20 ndërtesa , edhe keto të ngritura gjatë muajve të fundit. Pjesa më e madhe e objekteve kanë qenë të pabanuara dhe nuk ka patur reagim të personave që i kanë ngritur ato . Pas interesimit të gazetarëve Kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika , bëri të ditur se pallati i përfolur si I Lulëzim Bashës në zonën e ujit të ftohtë është me leje ndërtimi , por sipas tij nëse ekspertët e planit të rishikimit të vijës bregdetare vlerësojnë se ndërtesa është në shkelje të kësaj vije ajo do të prishet. Të gjitha njësitë bashkiake të bregdetit po kryejnë verifikimin e ndërtimeve pa leje , për të vijuar më pas aksionin e prishjeve të tyre.

Illegal demolition began in Himara municipality of Vlora after that. A two storey building set in recent months is Llogora balcony collapsed building inspectorate of the municipality and the police. The object was incomplete and its owner was not present at the time of the collapse. While today's action in Vlora Mayor forest has been identified and Soda where 20 buildings collapsed, even those raised in recent months. Most of the buildings were vacant and there was no reaction in persons who have raised them. Following media interest Vlora Mayor Gjika, announced that the rumors of the palace Flourish Basha in the cold water is the building permit, but its experts can review the plan coastline estimate that the building is in violation of this line it will fail. All boroughs are conducting verification coast of illegal construction to continue after the demolition of their action.

Share This Video


Download

  
Report form