Shqipëria është vetëm një nga vendet e Europës që po vuan këto ditë të nxehtin ekstrem. Edhe në vendet fqinje temperaturat tepër të larta janë kthyer në një rrezik real për banorët. Sipas mediave italiane, në kryeqytetin Romë, kjo mund të jetë dita më e nxehtë e verës. Banorët e Romës dhe turistët përpiqen të gjejnë një vend të përshtatshëm apo të freskohen në shatërvanët e qytetit, për t'iu shmangur sado pak motit përvëlues. Një panoramë e ngjashme paraqitet edhe në Gjermani, ku i nxehti po shënon vlera rekord. Në Berlin, termometri shënoi këtë të fundjavë deri në 38 gradë celsius. Moti afrikan ka përfshirë ditët e fundit edhe Britaninë e Madhe. Por ndërsa një pjesë e madhe e Europës vuan pasojat e të nxehtit, një panoramë tjetër paraqitet në kryeqytetin francez, Paris dhe rajoneve të bregut të Oqeanit Atlantik. Zona të ndryshme janë vënë në alarm, ndërsa shirat e dendur kanë sjellë përmbytje, si dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.
Albania is the only European country that is suffering these days of extreme heat. Even in neighboring countries are extremely high temperatures become a real danger to residents. According to Italian media, the capital Rome, this could be the hottest day of summer. Rome residents and tourists trying to find a suitable place or updated in city fountains to avoid scorching weather a little bit. A similar picture appears in Germany, where the heat is making record highs. In Berlin, this weekend marked the thermometer up to 38 degrees Celsius. African Weather has recently involved the UK. But while a large part of Europe suffers heat, a different picture is presented in the French capital, Paris and coastal regions of the Atlantic Ocean. Different areas have been put on alert, while heavy rains brou