Agjërimi në Natën e Kadrit - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 37

E shtuna e 3 gushtit eshte dita me e shenjte e vitit per besimtaret myslimane. Sot eshte nata e Kadrit dhe sipas fese islame, agjërimi ne kete dite konsiderohet i vlefshëm sa nje mije muaj. Per kete arsye numri i personave qe agjërojnë sot është shume me i madh se ata qe agjërojnë gjate muajit te Ramazanit. Po perse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e nje njeriu, pra nje mije muaj? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit ne toke dhe fillimin e shkrimit te librit te shenjte. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj zotit ne këtë dite përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjate një viti. Mendohet te jene me mijëra, jo vetëm besimtare myslimane, ata qe agjërojnë diten e Kadrit. Luljeta nga Tirana, besimtare myslimane ka vendosur te agjërojë vetem kete te shtune dhe e di rendësinë e kesaj dite, ndersa motra e saj Shpresa, do te vijoje agjërimin deri ne ditën e 30 te Ramazanit. Agjërimi qe i paraprin nates se Kadrit nisi ne oren 3: 41 te mëngjesit te se shtunës dhe shënon mbylljen me iftar ne orën 20:04.

Share This Video


Download

  
Report form