Gjirokastër, mësimi me klasa të bashkuara - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e numrit të nxënësve ka bërë që në shumë fshatra të jugut të Shqipërisë të funksionojnë klasat e përbashkëta, ose mësimdhënia drejtuar nxënësve të grupmoshave të ndryshme në të njëjtin ambient dhe nga i njëjti mësues. Ndryshe nga vargjet e Kadaresë për mësueset e fshatit që dalin në udhëkryqe ndanë xhadeve të shtunave, sot ato i sheh në rrugë çdo mëngjes. Irena është një nga mësueset që jep mësim në fshatin e Tranoshishtës të komunës së Antigonesë. Por ajo nuk është një mësuese e zakontë. Ajo jep mësim në një klasë të përbashkët dhe 8 nxënësit e saj janë nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Por sa e vështirë është mësimdhënia në një klasë të tillë dhe cilat janë vështirësitë për organizimin e një orë mësimi me një mozaik të tillë moshash?!E afruar si një zgjidhje e domosdoshme për të mos lënë jashtë procesit mësimor një numër nxënësish të caktuar, me krijimin e klasave të përbashkëta në një farë mënyre edhe abuzohet. Nëse klasa e përbashkët në fshatin Tranoshishtë duket një zgjidhje e detyruar dhe përgjegjësi në përfshirjen e 8 nxënësve të këtij fshati në procesin mësimor, kjo nuk duket e tillë për dy fshatrat e tjerë, pjesë e kësaj komune, ku funksionojnë edhe 3 klasa të tjera të përbashkëta. Dy prej tyre ndodhen në fshatin Asim Zeneli dhe një në fshatin Arshi Lengo. Kreu i komunës Antigone, Ylli Muho, thotë se ky fenomen shpesh ka çuar në cenimin e rëndë të cilësisë pasi mësuesit kanë qenë edhe jashtë profilit. Numri i përgjithshëm i nxënësve të klasave të përbashkëta vetëm në këtë komunë shkon në 41. Nga këta, 9 janë të klasës së parë, 14 të klasës së dytë, 5 të klasës së tretë dhe 7 të klasës së katërt. Kreu i komunës Antigone Ylli Muho, pohon se ka kërkuar që nxënësit e klasave të përbashkëta të vijnë në shkollën në qendër të komunës si një mundësi për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga drejtoria arsimore.

Share This Video


Download

  
Report form