http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është shkolla "Koçaj", ne Baldushk ku 26 mësuesve dhe sanitares se shkollës i'u është bere CV-ja politike dy jave para zgjedhjeve. Pas kronikes se "Vizion Plus", mësuesit thonë se nuk kane dijeni për listat partiake, aq sa nuk fshehin habinë për këto te dhënat qe eksitojnë ne zyrat e drejtoreve arsimore. Edhe pse nuk u lejuam te hynim ne ambientet e shkollës, rreth 12 kilometra larg Tiranës, mësuesit nga brenda rrethimit shprehen te tronditur, ndërsa nuk fshehin friken për vendin e punës. Edukatorja e kopshtit "Liljana Dapi" mohon te jene pyetur ne ambientet e shkollës për bindjet politike. Edhe pse e çuditur, ajo nuk nguron te thotë se janë gabuar me konstatimin se për kë do votoje. Drejtori i shkollës "Erald Dapi" i kontaktuar nga "Vizion Plus" mohon te ketë lidhje me hartimin e kësaj liste, ku ne krah te te dhënave te mësuesve janë shënuar CV e tyre politike. Te njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i Drejtorisë Arsimore te rrethit Bilbil Hoxha. Sipas tyre, këto lista nuk kane kaluar nga institucionet qe ata drejtojnë. Ne fakt kjo është një nga dhjetëra lista nga shkolla te ndryshme te vendit, qe ndodhen ne dosjet e zyrtareve te larte te arsimit. Kjo metode u përdor para zgjedhjeve dhe jo vetëm ne arsim, për t'u testuar rezultati i votimeve. Mbetet për t'u pare nëse vota e 23 qershorit pro apo kundër rilindjes, do te përcaktojë vendet e punës se mësuesve apo emërimet do te bëhen mbi bazën e meritës.