Basha: Mbrojmë administratën! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka paralajmëruar përdorimin e çdo mjeti demokratik për të mbrojtur administratën publike nga ajo që kryetari i saj Lulzim Basha e cilësoi si uzurpim dhe shkatërrim nga ana e qeverise. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, pak para nisjes se seancës, pjese e së cilës ishte votimi i aktit normativ, kreu demokrat la të kuptohet dhe nisjen e protestave. Basha lëshoi kritika ndaj sjelljes se kryeministrit Rama dhe kryetarit te kuvendit Ilir Meta, kur tha se votimi pa konsensus i ligjit, po përcakton vijën e sjelljes me opozitën dhe me ligjin ne vijim. Mungesa e demokrateve ne parlament nuk ka kaluar pa debate ne minuta e mëtejshme me dyer te mbyllura te grupit parlamentar. Mesila Doda mësohet të ketë deklaruar se demokratet nuk e kane votuar kete grup parlamentar per tu bere pjese e bojkotit. Por duket se fjala e kryetarit Basha se PD do te rikthehet, nenkupton kthimin e opozites ne komisione qe te henen e javes se ardhshme.

Share This Video


Download

  
Report form