http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ligjeve ka debatuar më shumë se dy orë për shkurtimin me 5 mijë lekë të shpenzimeve për transport për deputetet. Demokratët, demokristianët, socialistët dhe LSI janë bashkuar kundër draftit të qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve të transportit duke kërkuar që ekzekutivi ta tërheqë projekt-ligjin ose të bëjë zero bonusin për deputetët dhe të marrë përsipër shpenzimet për detyrat që anëtarët e parlamentit duhet të kryejnë veçanërisht në zonat ku ata janë zgjedhur. Sipas deputeteve të komisionit te Ligjeve, shkurtimi i shpenzimeve me vetëm 100 milionë lekë në vit është qesharak ndërkohë që tashmë për transport zëvendësministrat marrin vetëm dy litra naftë në ditë dhe deputetët me këtë bonus mund të blenë vetëm 5 litra naftë në ditë. Por pavarësisht kritikave, vullneti politik ka detyruar deputetet të votojnë pro dhe drafti i sjellë nga qeveria ka marrë vetëm 3 abstenime dhe asnjë votë kundër.