Gjatë takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Greqisë, Karolos Papoulias, shefi i qeverisë shqiptare shprehu gatishmërinë për t'i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit me Greqinë, në dritën e miqësisë e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik.