http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit dhe shoqëria civile kane unifikuar qëndrimet e tyre, për t'i thëne jo importit te armeve siriane ne Shqipëri. Ky qëndrim është konkretizuar me firmosjen e një rezolute dhe peticioni, ku i kërkojnë qeverise te marre vendim e duhur për qytetaret dhe ambientin mjedisor dhe ekonomik ne vend. Nga ana tjetër Aleanca Kundër Importit te Plehrave ka dorëzuar ne mesdite ne kryeministri një peticion, me 35 mije firma te mbledhura OnLine nga qytetare brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa shoqatat e shoqërisë civile dhe medias nëpërmjet një rezolute i janë drejtuar ekzekutivit, qe te mbështesë vullnetin e popullit ne proteste.