http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo pikture është vepra më e famshme e babait të "Mona Lizës shqiptare", Motra Tone e Kolë Idromenos. Por, ashtu si shumëkush e njeh këtë piktor të famshëm të vendit, pak nga në i kanë parë atij një tjetër kontribut; atë në arkitekture. Këto skica mbajnë firmën e tij dhe kanë nisur të realizohen që prej vitit 1903. Të ruajtura në arkivin e shtetit, ato janë projektet që Idromeno ka realizuar e më pas ndërtuar gjithashtu për atë çka njihet sot si Shkodra moderne. Kafja e Madhe, është vepër e tij! Xhamia e re e Paruces gjithashtu. Skënder Luzati, arkitekt i ka fotografuar këto skica për të sjellë një ekspozitë. Siç specialistët tregojnë Kolë Idromeno ka projektuar mbi 100 objekte në Shkodër deri në fund të jetës së tij, në vitin 1939. 25 fotografive mbi punët e Idromenos, Luzati i ka bashkuar në ekspozitë edhe 50 skica të tijat, të realizuara që nga vitet '70, frymëzuar pikërisht nga arkitektura e mjeshtrit shkodran.