https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Një panair për artizanatin në "Concord Center" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para viteve '90 një vajze nuk mund ta imagjinonte martesën, pa ëndërruar dhe realizuar pajën që do merrte me vete. Mbulesat e krevatit, çarçafët, çentrot ishin të pandashme me ditën e saj më të bukur. Madje ato mbërrinin në shtëpinë e bashkëshortit të enjten e javës së dasmës, për t`ju treguar të gjithëve produktin e viteve të vajzërisë. Dy dekada me pas duket se vëmendja është rikthyer serish te puna e dorës. Nga Shkodra është vetëm një nga artizanet që është bere pjese e panairit të punimeve me dorë, hapur në "Concord Center". Hapësira e qendrës u është ofruar falas këtyre grave nga të gjitha trevat e vendit, për të ekspozuar punimet e tyre. Ato do të qëndrojnë këtu deri në fund të këtij muaji, si një nxitje drejt kësaj kulture të bukur shqiptare, që për fat të keq më shume vlerësohet nga të huajt. Në punimet me dorë gjen edhe kostume popullore të zonave të ndryshme shqiptare, që kane zgjuar interesin e vizitorëve të qendrës për të bërë edhe foto. Afrimi i javës së festes do të sjellë Qendrat Tregtare me afër shijeve te artdashëseve. Në qendrën "Galeria" fillim java vjen me një ekspozitë pikturë dhe skulpturë, pse jo edhe si një ide e mirë për dhuratën e këtij fundviti.

Share This Video


Download

  
Report form