Shkodër, tufa me pëllumba zbukuron qendrën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 32

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse shumë larg atmosferës romantike të qyteteve europiane, Shkodra po përpiqet të krijoje një tradite të ngjashme, mbajtjen e pëllumbave në sheshin kryesor. Në çdo orë të ditës rreth 800 pëllumba mbushin qendrën e qytetit të Shkodrës. Kalimtaret i shfrytëzojnë për argëtim dhe shkrepje fotografish. Ndërsa ish- prestigjatori Eduart Gjoka e ka kthyer ne biznes rritjen dhe shtimin e tyre. Edurt Gjoken e gjen çdo dite në qendër të Shkodrës duke u kujdesuar për pëllumbat, ndërsa qytetaret marrin ushqim për shpendët për t'i tërhequr sa më shume rreth vetes. Kjo atmosfere e veçante dhe romantike shfrytëzohet për evente të ndryshme kryesisht për dasma. Në qytetin e Shkodrës ka qene tradite mbajtja e kanarinave apo pellumbave neper shtëpi. Ndersa kjo e ditëve të sotme, rritja në sheshet e qyteteve, është huazuar nga jashtë. Në fakt lidhja e njeriut me këtë shpend, është shume e hershme dhe e veçante. Pëllumbi ka qene shpendi lajmëtar dhe postieri me besnik i njeriut.

Share This Video


Download

  
Report form