http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A do të rritet çmimi i biletës në transportin urban? Ky është shqetësimi i banorëve të Tiranës që përdorin transportin publik, por dhe kompanive private që kanë nisur të kërcënojnë me protesta. Nëse iu drejtohesh qytetareve përgjigja është e prere Jo dhe një sërë arsyesh. Duke përmendur financat dhe falimentimin, kompanitë që menaxhojnë linjat urbane kanë kërkuar nga pushteti vendor dhe qendror disa kushte. Përballë kësaj situate dhe presionit të vazhdueshëm të kompanive private lind pyetja, a janë të zëvendësueshëm këto biznese me të tjerë sipërmarrës që pranojnë të punojnë me standardet e duhura dhe çmimin aktual? Anëtarë të Komisionit të Transportit në Bashkinë e Tiranës deklarojnë se për këtë çështje do te kërkojnë sqarime nga kryetari i bashkisë në mbledhjen e këshillit bashkiak. Por kur Bashkia nuk ka në dorë rritjen e çmimit, uljen e akcizës së naftës dhe as subvencionimin e biletës për kategoritë sociale, gjë që e vendos pushteti qendror, drejtues të bashkisë kanë hartuar një sërë propozimesh ndaj qeverisë. Burime nga Ministria e Transporteve bëjnë të ditur se janë duke u shqyrtuar propozimet e palëve dhe ende nuk dihet nëse kërkesat e operatoreve private do të reflektohen në vendime. Mësohet se një nga propozimet e grupit të punës është rritja me 10 lekë e çmimit të biletës, pra të behet 40 leke dhe njëherësh refuzimin e kërkesës për uljen e akcizës gjë që do të shkaktonte abuzime me shërbimet e tjera. Ministritë që po shytojnë ketë çështje pritet të dalin me një vendim që ende nuk dihet nëse do të lehtësojë biznesin apo do rëndojë qytetarët. Duke i paraprirë çdo vendimi, kryeqytetasit thonë me bindje se një rritje tjetër do t'i detyroje të lëvizin në këmbë ose me mjete të tjera pa kosto.