Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Qeveria shqiptare nis shlyerjen e borxheve ndaj biznesit. Ministria e Financave ka publikuar listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH-së, në një vlerë prej rreth 30 miliardë lekësh.