http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleks Vranaj është banor i komunës Lukovë, i cili thotë se nga ndarja e padrejtë e ligjit të famshëm 7501, ai nuk ka arritur të përfitojë. Tokën e tij e gëzon një familje tjetër, e ardhur në atë zonë. Ndaj sot ai kërkon rikthim të tokës së tij. Janë të paktën 1870 familje që rezultojnë se kanë përfituar tokë në mënyrë të padrejtë vetëm në zonën e bregdetit të jugut. Ndaj pronarët, të mbështetur edhe nga partia Republikane, i kërkojnë qeverisë që të ndryshojë ligjin, më qëllim që prona të shkojë tek i zoti.