https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Tatimet", komision hetimor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD duke shpallur antikushtetues vendimin e Parlamentit që rrezoi komisionin hetimor për serverin e tatimeve në dhjetor të vitit të kaluar. Ky vendim i Kushtetueses i hap rrugë miratimit të kërkesës së demokratëve për një komision të posaçëm për hetimin e ndërhyrjes në serverin e tatimeve, kërkesë që do të depozitohet serish në Kuvend nga opozita sapo vendimi i gjykatës të hyjë në fuqi. Në emër të PD, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi deklaroi se Kushtetuesja mbrojti të drejtën e pakicës për të pasur instrumenta kontrolli. Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj unanim me të cilin shpall si antikushtetues vendimin e Kuvendit për t'i mohuar opozitës të drejtën kushtetuese për hetim në skandalin e ndërhyrjes së paligjshme në serverat e tatimeve dhe vjedhjes dhe fshirjes se miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës. Ndërkaq Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e PD kundër aktit normativ për buxhetin 2013 duke e pushuar çështjen. Deri tani Kushtetuesja i ka dhëne të drejtë PD në 3 raste, ndërkohë që 2 ankimime i ka pushuar.

Share This Video


Download

  
Report form