http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë objekte me vlerë historike siç është edhe Kisha e Shirqit në qarkun e Shkodrës janë lënë në harresë prej dekadash. Është vetëm 20 km larg qytetit, por askush nuk është kujtuar për gjendjen e mjeruar të saj. Përmbytjet e herëpashershme të shkaktuara nga lumi Buna, por edhe bimësia kanë mbuluar vlerat historike që ky objekt mbart në historinë e tij shekullore. Megjithatë Drejtoria Rajonale e Kulturës kombëtare në Shkodër kërkon t'i rikthejë Kishës identitetin e saj. Prej disa ditësh kanë nisur punimet për kontrollin e gjendjes aktuale të ambienteve rrethuese, por edhe për pastrimin e territorit nga bimësia. Besi Bekteshi, drejtor i këtij institucioni thotë se ky është vetëm fillimi. Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka marrë përsipër që të gjitha objektet që mbartin një vlerë historike dhe kulturore t'i rikthejnë në hartën e muzeve. Muret e Kishës datojnë që në fillimet e shekullit të VI-të. Dikur ajo ka shërbyer për kurorëzimin e martesave të princërve shqiptarë dhe malazezë në të dy anët e Bunës. Shirqi në mesjetë, ka qenë port i Shkodrës sikurse Oboti, dhe së bashku me Bunën shërbenin për ankorimin e anijeve të kësaj zone.