https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Shqipëria meriton statusin" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur na ndajnë vetëm pak javë nga mbledhja e Këshillit Europian, Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetaret e "TV5 Monde" ka deklaruar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. Përballë 3 gazetareve franceze, lideri i mazhorancës ka sjellë në vëmendje se statusi është një mekanizëm i vendosur vonë nga Bashkimi Europian dhe është konceptuar si nje pilule anti-depresive për të inkurajuar shoqëritë të gjejnë një pikë referimi në Europë dhe në këtë kontekst, Shqipëria e ka merituar më herët statusin. I pyetur nga gazetaret nëse e kupton qëndrimin që Franca mbajti në dhjetor kundër statusit për Shqipërinë, kryeministri Rama deklaroi: "Si Kryeministër unë e kuptoj qëndrimin e Francës për statusin e vendit kandidat, por si qytetar i Europes, si njeri që kam jetuar në France dhe jam frymëzuar nga Franca, Anglia, Shtetet e Bashkuara në një epoke ku ne jetonim të izoluar, nuk e kuptoj". Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria është e vendosur të plotësojë çdo kusht për anëtarësim në BE, por statusi është një çështje krejt tjetër dhe refuzimi i Shqipërisë ka arsye që kanë të bëjnë me vetë BE. Sipas Edi Ramës rasti i Ukrainës është një dëshmi e qartë se kemi nevojë për një Europë politike që sheh përtej mureve të 28 vendeve anëtare.

Share This Video


Download

  
Report form