http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht vendndodhjes dhe distancave, dy miq mund t'i bashkojë kjo kuti shahu. Loja nuk zhvillohet virtualisht dhe as ballë-përballë. Ky grup të rinjsh, nxënës shkollash, të apasionuar pas Teknologjisë së Informacionit, kanë krijuar një program të veçante për lojën e shahut. Kelvin Cobanaj, nxënës i klasës së 9-të na tregon se si e kanë konceptuar projektin e tyre i cili ende nuk ka përfunduar. Nxënës me prije të veçanta në Teknologjinë e Informacionit janë bërë pjesë e klubit të të rinjve inovatore PRO-TIK. Në kuadër të javës së inovacionit, këtë ditë ministria Milena Harito ua kushtoi të rinjve me prirje të veçanta në fushën e teknologjisë. Grupe të rinjsh kanë prezantuar programe nga më të ndryshme, nga ato qe iu shërbejnë invalidëve për t'i ndihmuar në lëvizjen e përditshme e deri tek lehtësitë në shërbime postare apo taksi. Pavarësisht të veçantave të projekteve asnjë prej tyre, të paktën aktualisht nuk është për shitje