https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Shenjtërohet katedralja "Ngjallja e Krishtit" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shenjtërimi i katedrales "Ngjallja e Krishtit" ka mbledhur në Tiranë drejtuesit e Kishës Ortodokse nga e gjithë bota. Në një ceremoni të veçantë që filloi në orët e para të mëngjesit, shenjtërimi i katedrales së re, u krye nga Tërëshenjtëria e tij -- Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë me pjesëmarrjen e Fortlumturive të tyre, Patriarku i Jerusalemit, i Serbisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi i Qipros, i Athinës e Varshavës. Gjithashtu pjesë e kësaj meshe të rëndësishme ishin edhe përfaqësuesit e Patriarkanave të Moskës, Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Antiokisë. Sipas Kishës Ortodokse Shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botën. Pjese e kësaj ceremonie ishin edhe krerët me te larte te shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kreu i Parlamentit Meta, lideri i opozitës Basha, ministra, deputetë të Parlamentit dhe diplomatë të akredituar në Tiranë. Katedralja e re në tiranë "Ngjallja e Krishtit", e ndërtuar në qendër të kryeqytetit, rikthen kishën e vjetër e cila u shkatërrua nga regjimi komunist më 1967.

Share This Video


Download

  
Report form