Shqipja, problemi nis nga ABC-ja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemet e nxënësve me gjuhën shqipe dhe artikulimin e saj, reflektohen në provimin e maturës. Gjatë korrigjimit të testeve të Letërsisë dhe Gjuhës Amtare, vlerësuesit kanë konstatuar nxënës që nuk dinë të shprehen dhe të shkruajnë. Mësuesit tregojnë se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së lëndës së gjuhës shqipe në shkollë të mesme dhe mosleximit të librave nga të rinjtë. Korrigjimi i testeve edhe këtë vit është organizuar nën masa të rrepta sigurie. Ndryshe nga provimet e tjera, në testin e gjuhës shqipe, maturantet penalizohen për drejtshkrimin dhe artikulimin e gabuar. Në ditën e katërt të vlerësimit është korrigjuar gjysma e testeve të 45 mijë maturanteve. Edhe këtë vit janë arritur piket maksimale, por janë verifikuar edhe maturantë që testin e kanë dorëzuar të bardhë. Ndryshe nga një vit më parë, vlerësuesit tregojnë se mungojnë kopjet masive dhe sipas tyre kjo për shkak të administrimit të mirë gjatë provimit. Notat e provimit të letërsisë do të shpallen pas datës 9 qershor kur maturantet të kenë përfunduar edhe testin e matematikës.

Share This Video


Download

  
Report form