http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kina është mbretëria e erashkave ndaj në Tiranë ka sjellë një nga traditat e saj unike. Këto piktura që shihni janë vepra të artisteve bashkëkohore kinezë, të cilët kanë ndërthurur letrën e erashkën me pikurat e tyre tradicionale, një proces delikat e që bëhet me një penë e bojë specifike, të cilën Ambasadori i Kinës së Tiranës ka marrë përsipër ta shpjegojë vetë. Ekspozita në fakt vjen në kryeqytet si pjesë e aktiviteteve që ambasada kineze ka organizuar në kuadër të 65-vjetorit të marrëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë. Mbi 50 veprat unike të artit kinez do të qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar deri më 16 Qershor.