https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Lufta" për koalicionet në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende pa u zyrtarizuar rezultati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike kanë nisur kontaktet për formimin e koalicionit të ri që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Partia kryesuese, PDK i ka bërë ftesë të gjitha subjekteve për të nisur negociatat që do të çojnë në finalizimin e një marrëveshje. I vetmi kusht i vendosur nga kjo parti, është se posti i kryeministrit nuk negociohet, duke i dhënë një mesazh të qartë AAK-së së Ramush Haradinaj. Mediat vendase, citojnë burime pranë PDK-së se një nga opsionet është dhe koalicioni me LDK-në, dy parti këto që kanë bashkëqeverisur Kosovën, që nga fundi i vitit 2007 dhe deri në vitin 2010. Sa i takon subjekteve të tjera politike, Vetëvendosja është shprehur kundër bashkëqeverisjes me PDK-në madje këtë ia ka kërkuar dhe partive të tjera opozitare. Kurti konfirmoi një dite me pare për Vizion Plus, se po punon për një qeveri me LDK-në, AAK-në dhe subjektin më të ri politik, nisma e Fatmir Limaj, për të formuar një koalicion me bazë të gjerë, pa PDK-në e Hashim Thaçit. Përcaktues në formimin e koalicionit të ri qeveritar duket se do të jetë aleanca për ardhmërinë e Kosovës. Nga ky subjekt politik, nuk ka patur ende asnjë deklaratë për qëndrimet që partia me lider Ramush Haradinaj do të mbajë në këtë moment paszgjedhor.

Share This Video


Download

  
Report form