http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Busti i Fan Nolit gjen vend në ambientet e kishës Shën Maria në Elbasan, ne lagjen "Kala". Vendosja e bustit brenda kishës është pritur nga një atmosferë festive nga mijëra besimtarë ortodoksë të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit. Për aktivistët që ndërmorën nismën për këtë bust ky është një vlerësim për Nolin, si i pari patriark shqiptar që formoi Kishën Ortodokse Kombëtare Shqiptare, me status që u pranua nga patriarkalet e Stambollit. Më i lumturuar duket At Nikolla Marku i cili përkulet përpara bustit. Me herët iniciatorët e rivlerësimit te figurës se Fan Nolit kanë vendosur në Durrës pllakatin përkujtimor për meshën e parë të zhvilluar në gjuhën shqipe, e drejtuar nga Imzot Noli më 14 mars të 1914. Pllakata është vendosur pranë kishës së Shën Spiridonit e shoqëruar me një ceremoni me pjesëmarrjen e drejtuesve të pushtetit vendor dhe intelektualë të qytetit. Kjo pllakate u hoq nga regjimi komunist 40 vjet më parë.