https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Kampionë" për kreditë e këqija - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse biznesi ka nisur të shlyejë kreditë me probleme Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të huave të këqija në rajon. I ndjekur nga Serbia qe renditet e dyta, vendi ynë është shumë mbrapa Bosnjës apo Maqedonisë. Lajmi i vetëm i mirë për këto muaj është se tendenca e kredive të cilat vonojnë pagesat nuk është në rritje, kjo për shkak pagesës së detyrimeve që shteti i kishte borxh biznesit, e që për pasojë ky i fundit nuk shlyente dot borxhin e marrë në banka. Por përfaqësues të biznesit thonë se tashmë sipërmarrësit po punojnë vetëm që të shlyejnë kreditë. Për ta shkaku kryesor per këtë nivel te larte te huave të papaguara, është te bankat, të cilat nuk pranojnë të rishikojnë kushtet e kontratave dhe kërkojnë interesa të larta. Pavarësisht kësaj situate e vetmja gjë e cila ecën në kah pozitiv është fitimi i bankave. Muajt e parë të këtij viti shënuan një fitim prej 4.5 miliard lekësh për këtë sektor, më i larti që prej vitit 2001.

Share This Video


Download

  
Report form