http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërhyrë në qendër të qytetit të Kavajës për prishjen e 20 objekteve pa leje të ndërtuara në hapësirat publike. Një pjesë e ndërtesave për të cilat është marrë vendimi për prishje janë çmontuar nga vetë pronarët e tyre, ndërsa pjesa tjetër janë rrafshuar nga fadromat e INUK. Bashkia e Kavajas kishte kërkuar mbështetjen e INUK pasi në qendër të qytetit ka nisur një investim për rehabilitimin e lulishtes si dhe shëtitores "Josif Buda. Për ndërtimin nga e para të lulishtes dhe shëtitores, Bashkia e Kavajës ka dhëne një fond prej 200 milionë lekësh. Punimet pritet të përfundojë brenda këtij viti.