Konflikti President - Kryeministër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti mes Presidentit Bujar Nishani dhe Kryeministrit Edi Rama vetëm sa ka marre forme te plote ditët e fundit. Ai është ne fakt nje skenar i paralajmëruar qe nga koha kur socialistet, atëherë ne opozite, refuzuan te votonin Nishanin President. Prej asaj kohe, raporti mes Rames e Nishanit ka njohur ulje e ngritje, por asnjëherë nuk është shfaqur kaq agresiv sa keto dite kur ne rend te ditës eshte reforma ne drejtësi. E shkuara është dëshmitare e një raporti te vështire mes binomit President-Kryeministër. Përgjatë gjithë historisë se pluralizmit shqiptar marrëdhëniet mes Presidentit dhe Kryeministrit, ne rastin me te mire kane arritur deri ne ndërprerje te plote te komunikimit mes dy institucioneve, e ne rastin me te keq akuzat e palëve nuk kane njohur kufi te moralit. Ne ndryshim nga çdo presidence tjetër, ajo e Sali Berishes ishte specifike për vete fuqitë ekzekutive qe i atribuoheshin. Për pasoje çdo konflikt mes tij dhe kryeministrit te kohës Aleksandër Meksi, ishte deri i pamundur per te ndodhur. Pas ngjarjeve të '97-ës, ku në qeverinë e Pajtimit Kombëtar kryeministër u emërua socialisti Bashkim Fino, mes tij dhe presidentit Berisha pati situata tensioni per vete specifiken e zhvillimeve qe përjetonte vendi. Rexhep Meidani është ndoshta i vetmi kryetar shteti, te cilit është dashur te punoje, por jo gjithnjë bashkëpunoje me tre kryeministra socialistë, me Fatos Nanon, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën. Fakti qe Mejdani vinte nga radhët e socialisteve, jo domosdoshmërisht solli nje klime paqesore me tij dhe krereve te ekzekutivit. Përplasjet me te mëdha ishin ato me kryeministrin e kohes Fatos Nano.

Share This Video


Download

  
Report form