http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kallëzimi për ta është bere nga vete banka ndërsa pas verifikimeve prokuroria ka urdhëruar arrestin e tyre ditën e djeshme duke zbardhur edhe skemën e vjedhjes. Gjithçka është zbuluar fare rastësisht pas një auditi te brendshme te bere ditën e hëne nga inspektoret e bankës. Ata kane konstatuar se një pjese e parave te vjetra, do te asgjësoheshin për t'u zëvendësuar me te reja. Ndërsa kontrollonin kutitë ku mbaheshin paratë, inspektoret vunë re se disa kuti ishin hapur me pare. Ndërsa ne vend te kartëmonedhave, ne to u gjeten libra te vjetër. Menjëherë janë kallëzuar dy punonjësit e bankës Ardian Bitraj, specialist , ne qendrën e emisionit te monedhës si dhe përgjegjësja Mimoza Bruzia. Pas arrestimit Bitraj ka pranuar se ishte ai personi qe kishte vjedhur paratë. Ne rrëfimin e tij, punonjësi i bankës tregoi mënyrën sesi arriti te vjedhë shumën kolosale te llogaritur ne afro 4.3 milion euro.Kartëmonedhat vinin nga Zvicra te paketuara ne kuti me peshe fikse. Vetëm 1 ne 40 kuti hapej për t'u kontrolluar sipas ardian Bitraj. Pas përfundimit te procedurave, ai merrte ne pune libra, me te çilet zëvendësonte paratë brenda ne kuti, për te arritur te njëjtën peshe. Ai ka pohuar para hetuesve se ka gatur dite që ka vjedhur deri ne 10 milion lekë te rinj. Ndërsa ka pohuar se te gjitha paratë i kishte harxhuar ne kumar. Ndërsa Mimoza Bruzi përgjegjëse e departamentit të kësaj qendre kishte mësuar prej 2 vitesh për vjedhjen por nuk kishte reaguar. Arrestimi i te dyve u be me vendim gjykate, me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe moskallëzim te krimit.