http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Valbona ka potencialin më të madh të turizmit në vend por mungesa e infrastrukturës në këtë zonë është bërë në pjesën më të madhe pengesë për zhvillimin e saj. Gjatë takimit me banorët e zonës zëvendëskryeministri Niko Peleshi u ka folur për planin zhvillimor që po hartohet jo vetëm për rrugët por edhe ujësjellësit, kanalizimet dhe shërbimet e tjera në funksion të turizmit. Programet mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse do ta shndërrojnë Valbonën në zonën më të frekuentuar turistike jo vetëm për vizitorët e huaj që aktualisht janë më të shumtë por edhe për shqiptarët.