Hetimet për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka përqendruar hetimet për zbardhjen e plote te vjedhjes se mbi 7 milion dollarëve ne katër drejtime kryesore. Verifikimi i plote i mënyrës sesi është kryer vjedhja, zbulimi i destinacionit te parave, hetimi i pasurive te personave te implikuar si dhe verifikimi i përgjegjësive për administrimin e punës ne degën e thesarit ne Linze. Prokuroria gjithashtu ka zbuluar se ishte përgjegjësia e Dorian Çollakut te ndërmerrte akte juridike per funksionimin e rregullores se bankes. Një nga momentet me te rëndësishëm te hetimeve është ai i hyrjes se Ardian Bitrajt i vetëm ne dhomën ku ndodheshin kutitë me leket e reja qe vinin nga Zvicra. Dëshmitë e deritanishme provojnë se ai kishte marre edhe çelesat e dy kolegeve te tij, ne kundërshtim me rregulloren. Ndërsa nga pamjet filmike rezulton se në këtë ambient nuk gjendej nje kasafortë apo objekt për vendosjen e plikos së çelësave të arkës trazit dhe stok. Duke risjelle ne mënyrë te përmbledhur punën hetimore ne këto dy jave, prokuroret ngarkojnë me përgjegjësi ligjore 10 persona.Te gjithë ata janë lëne ne burg pa afat nga Gjykata e Tiranës, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form