http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkitë e reja me hartën e re territoriale kërkojnë politika të zgjeruara zhvillimi për një menaxhim sa më të mirë të shërbimeve ndaj qytetarëve. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri Niko Peleshi i cili ka ndarë me banorët e Laçit përvojën e tij si ish-kryetar bashkie. ?Unë vij vetë nga pushteti vendor. Kam qenë vetë kryetar bashkie dhe e di se çdo të thotë të rriten kufijtë administrativë të bashkisë, të fuqizohet buxheti, të rritet mundësia dhe aftësia për të projektuar në një anë, por edhe për të investuar nga ana tjetër?.Banorët i kanë kërkuar zëvendëskryeministrit zgjidhjen e problemin te furnizimit me ujë të zonës. Reforma territoriale për Peleshin do të ndikojë pikërisht në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.?Nuk do të kemi më borde, përfaqësi komunash, të cilat nuk e shikojnë ujësjellësin si një ndërmarje jetike për t?u menaxhuar, por shohin se kush do të jetë drejtori dhe kë do marrë në punë. Duke krijuar tani bashki të mëdha edhe ndërmarrjet e vogla të ujësjellësve do të fillojnë të grupohen, të integrohen njëra me tjetrë, do të ulin shpenzimet administrative, do të përmirësojnë performancën dhe besoj që reforma do t?i prekë shumë pozitivisht?.Laçi ishte ndalesa e radhës e zëvendëskryeministrit jo vetëm për të diskutuar me banorët por edhe për të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës Laç ? Milot, një projekt i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.