Prokuroria ngre akuzën për Agron Canen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Neni 245: ?Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë?. Ish-ushtaraku 62-vjeçar u arrestua dje nga Policia e Sarandës. Mësohet se Cane deri më 15 korrik ka qenë një nga aktivistët pranë zyrës së Sarandës së deputetit socialist Koço Kokëdhima. Denoncimin e ka bërë një grua, sipas të cilës Cane i ka kërkuar marrëdhënie seksuale të bijës 14-vjeçare, në këmbim të një favori për të zgjidhur një konflikt pune. Rreth një muaj më parë, gruaja ishte pushuar nga një ndërmarrje private në Sarandë dhe ishte drejtuar në zyrën e deputetit Koço Kokëdhima për të kërkuar një ndërhyrje në mënyrë që ta rimerrnin në punë.

Share This Video


Download

  
Report form