http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri Damian Gjiknuri paralajmëroi se tarifat e energjisë elektrike do te rriten, por ai tha se shtresat ne nevoje do te mbrohen nga kjo rritje dhe se pjese e kostos qe do te përllogarisë Enti Rregullator nuk do te jene humbjet ne rrjet. Ndryshim i tarifave parashikohet te ndodhe ne fillim te viti 2015. Duke folur me tej per sistemin e energjisë ministri tha se kredia e siguruar nga Banka Botërore do te përdoret per financimin e investimeve ne këtë sektor. Gjate konferencës per shtyp, ministri tha se sektori i energjisë edhe pse ne gjendje te vështire ka dhënë rezultate me te përmirësuara. Sipas tij këtë vit arkëtimet jane 45 minon dollarë me shume se nje vite me pare.