http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet në Kosovë vijojnë përpjekjet për goditjen e radikalizmit islamik. Në orët e para të mëngjesit, policia ka bastisur banesën e imamit të xhamisë së madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi. Prokuroria ka konfirmuar se Krasniqi po merret në pyetje, por thekson se nuk ka asnjë vendim për arrestimin apo ndalimin e tij. Veç Krasniqit, në pyetje po merren edhe të dyshuar të tjerë, se kanë lidhje me rekrutimin e besimtarëve si luftëtarë në Irak dhe Siri, në radhët e organizatave ekstremiste të Shtetit Islamik dhe Al Nusra. Në muajin gusht, Policia e Kosovës arrestoi më shumë se 40 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste. Krerët politikë në Prishtinë, përfshirë presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi, kanë mbështetur operacionet policore dhe kanë theksuar se nuk do të lejojnë që Kosova të shndërrohet në strehë të grupeve radikale.