http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i Bankës se Shqipërisë Ardian Fullani dhe sekretarja e përgjithshme Elivar Golemi do te dalin para Gjykatës ditën e diele ku do t?i komunikohet masa e sigurisë ?arrest me burg?. Masa iu dha një dite me pare nga gjyqtarja Blerina Muca, ndërsa ditën e nesërme pritet vetëm qe dy te arrestuarit te njihen me te. Ndërkohë burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se ne lidhje me vjedhjen e 713 milion lekeve pritet te ketë edhe arrestime te tjera ne nivelin drejtues te Bankës Qendrore. Deri tani ka shkuar ne 19 numri i personave qe janë vënë nen akuze për vjedhjen nga thesari te 713 milion lekeve nga te cilët vetëm Ardian Bitraj është i akuzuar direkt për vjedhjen e bankës, ndërsa për te gjithë te arrestuarit e tjerë përfshirë edhe Guvernatorin Fullani rendon akuza e shpërdorimit te detyrës. Guvernatori Ardian Fullani u arrestua te premten për skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekeve ne thesarin e bankës qe drejton. Bashke me Fullanin policia arrestoi edhe kryeinspektoren e bankës Elivar Golemi. Burime te policisë bëjnë te ditur se Guvernatori është prangosur menjëherë sapo ka dale nga zyra e tij, gjate orëve te pasdites. Ai është shoqëruar ne ambientet e Drejtorisë se Policisë se Tiranës, ku pak me vone i është bashkuar edhe inspektorja e përgjithshme. Ne një konference te pazakonte ne orët e mbrëmjes, Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se ndaj Fullanit dhe Golemit, rendon akuza e shpërdorimit te detyrës. Guvernatori sipas organit te akuzës ka neglizhuar detyrimet me te cilat e ngarkonte ligji. Sipas akuzës edhe kryeinspektorja Golemi per disa vite nuk ka ushtruar kontrolle te plota ne thesar. Arrestimi i Fullanit dhe Golemit u be pasi me herët Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ?arrest ne burg? me kërkese te Prokurorisë.