http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka vendosur te rrëfeje për Vizion Plus procesin e dekretimit te tij për ish-guvernatorin Ardian Fullani ne vitin 2004, presionet e politikes ne drejtim te tij, si dhe arsyet perse përzgjedhja e një kryebankieri të huaj duket si zgjidhje në kushtet e Shqipërisë. Për zotin Moisiu, kriteri baze i përzgjedhjes se Guvernatorit 10 vite me pare, ka qene fakti që numri 1 i Bankës, te mos kishte lidhje me politiken, kriter qe sipas tij duhet ta ketë edhe kreu aktual i shtetit. Por pse për ish-presidentin është kaq shume e rëndësishme qe Guvernatori te mos ketë lidhje me politiken? Duke u kthyer vite pas ne kohe, ish-Presidenti na tregon me fakte konkrete presionet e politikës, që ndikoi deri ne prishjen e biznesit te te afërmeve te tij, vetëm se ai nuk ju bind asaj. Pikërisht për të evituar këtë ndikim të politikes, ish-kreu i shtetit mbështet idenë e zgjedhjes se specialistëve të huaj ne krye të institucioneve të rëndësisë së veçantë, përfshire edhe prokurorin. Por debati publik se si do te zgjidhet Guvernatori i ardhshëm, i cili po has ne interpretime te ndryshme ligjore mes Kryeministrisë dhe Presidentit, sipas Moisiut zgjidhet vetëm me konsensus.