Bregu: Raporti, mesazh negativ - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për opozitën progres raporti i Komisionit Evropian edhe pse nuk kishte surpriza, pasi pjesa thelbësore e tij u be publik ne 4 qershor kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat; përcolli një mesazh negativ pasi nuk parashikonte asnjë date per hapjen e negociatave. Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila sot drejton Komisionin e Integrimit thekson se qeveria Rama duhet te bindte Komisionin Evropian per qëndrueshmërinë e reformave dhe mungesa e nje date per negociatat per anëtarësim tregon dështimin e aleancës Rama-Meta. Edhe pse dokumenti i publikuar ne 8 tetor kërkon qe opozita te kthehet ne Parlament, Bregu thekson se Komisioni Evropian kërkon nga qeveria te krijoje kushtet ne mënyrë qe opozita te kryeje detyrat e saj. Sipas Bregut, integrimi kalon nga dialogu dhe konsensusi politik, dhe çdo përplasje PD-PS vetëm e vonon këtë.

Share This Video


Download

  
Report form