Daçiç për vizitën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politikanët serb dëshmojnë dhe një herë se i druhen mesazhit që kryeministri Edi Rama do të përcjellë në Preshevë, gjatë qëndrimit të tij në serbi në vizitën e 10 nëntorit. Duke folur në një intervistë për televizionit serb rts, numri një i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç deklaroi se pret qe mesazhi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ne rajonet me shumicë shqiptare të mos cenojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Pyetja nuk është nëse dikush duhet të shkojë apo jo, por mesazhet që do të dërgoj. Ne presim që mesazhet të dërgohen të jenë në përputhje me parimet themelore dhe objektivat e vizitës, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve tona të mira. Gjatë kësaj interviste Dacic tha se programi i vizitës së 10 nëntorit nuk është mbyllur ende. Megjithatë ai konfirmoi se një nga kërkesat e palës shqiptare është vizita në Presheve. Sikurse shkruanin më herët mediat në serbi, vizita në luginën e Preshevës ishte një nga arsyet kryesore të shtyrjes së vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd.

Share This Video


Download

  
Report form