http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afro 5 muaj nga ekzekutimi mafioz i bankierit Artan Santo, Prokuroria ende nuk ka hedhur drite mbi motivin e krimit tronditës. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, konfirmoi se kjo çështje është mjaft delikate dhe se po hetohet ne disa pista per te hedhur drite mbi shkaqet e atentatit ne zemër te Tiranës. Ne intervistën e dhënë per Zërin e Amerikës, Llalla nënvizoi se per zbardhjen e kësaj çështjeje është përfshirë edhe shërbimi sekret. I pyetur per kerkesen e Prokurorisë për te mbajtur ne arrest ne burg ish-guvernatorin Fullani, Llalla tha se ajo u be për te mos lejuar prishjen e provave. Zoti Llalla komentoi edhe nismën e qeverisë për krijimin e byrosë së hetimit, e cila tashmë ka kaluar në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Opozitës. Prokurori i Përgjithshëm tha se institucioni që ai drejton ka rezerva për këtë organ, që eshte pare edhe si nje dublues i organit qendror të akuzës.