Ndërsa dy të mandatuarit e së majtës dhe së djathtës në Parlamentin Europian për Shqipërinë kanë mbërritur në Strasburg për plenaren e fundit të vitit dhe vijojnë negociatat deri në publikimin e deklaratës së pritshme për këtë javë, Komisioneri për Fqinjësi Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn e quajti iniciativën "hap të parë të rëndësishëm", duke theksuar pas Këshillit të BE-së se, Komisioni ka nxitur për kthimin e opozitës në Parlamentin shqiptar dhe atë maqedonas.