http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në atentatin e mbrëmjes së 5 janarit në rrugën e ?Kavajës? mbeti i varë Artur Baze i cili mendohet se ishte paguar nga kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të kryer vrasjen. Sipas drejtorit të policisë, Aurel Hoxhallari 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë ka qenë i proceduar më parë për armëmbajtje pa leje ndërkohë që 25-vjeçari Amarildo Hoxhallari rezulton me gjendje gjyqësore të pastër. Dy të afërmit u kapën në zonën e Yzberishtit pasi ndiqeshin nga policia ndërsa nga hetimi i deritanishëm mendohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin ata janë organizatorët e vrasjes së ngelur në tentative ndaj Pajtim Serjanit. Mbrëmjen e 5 janarit Artur Baze qëlloi me armë ndaj Pajtim Serjanit duke e lënë të plagosur në kofshë. Me Serjanin ishte dhe oficeri i policisë Roland Meta i cili qëlloi mbi aterntatorin Baze duke e lënë të vdekur. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe efektivi ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes me dashje.