http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa zgjedhjet janë ende larg dhe PD ende shpreson se referendumet kundër ndarjes territoriale mund te bëhen; fokusi politik mbetet tek debate parlamentar e veçanërisht tek dekriminalizimi. Nënkryetari i kuvendit Edmond spaho i cili është njëherësh edhe nënkryetar i Partisë Demokratike sqaron se 2 komisionet hetimore për serverin e tatimeve dhe emërimet ne administrate dhe dy komisionet e posaçme për dekriminalizimin dhe zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese janë çështjet me te rëndësishme per opozitën ne këtë sesion te ri te kuvendit. Sipas Spahos demokratet prioritet kane dekriminalizimin veçanërisht ne prag te zgjedhjeve lokale per te shmangur personat me rekorde kriminale te garojnë ne këto zgjedhje e për këtë janë te gatshëm te ndërhyjnë edhe ne Kushtetute.Edmond Spaho thekson:Kjo është nje çështje shume e rëndësishme per te ardhmen e vendit dhe te gjitha opsionet mbeten te hapura qe te mund te realizohet qëllimi i cili është t?i prihet rruga këtij kontingjenti per te ardhur ne nivelet e larta te drejtimit si kuvendi apo ne qeverisje, pavarësisht ne qeverisje vendore apo ne qeverisjen qendrorePor ndërsa PD ka përzgjedhur emrat qe do te jene pjese e Komisioneve Hetimore apo atyre te Posaçme ende nuk ka caktuar deputetet qe do te marrin pjese ne komisionin per reformën ne drejtësi i cili ka prioritet per maxhorancen. Megjithatë Spaho sqaron se PD mbështet reformën ne drejtësi, por pas ligjeve te miratuara ne mënyrë te njëanshme nga shumica qeverisëse kërkon qe kjo e fundit te tregoje vullnet per reforma konsensualePër fat te keq deri tani kemi pare veprime te njëanshme te maxhorances siç është p.sh prekja e Këshillit te Larte te Drejtësisë, po kështu ligji per Gjykatën e Larte te cilin e ka kthyer Presidenti. Ne këtë kuadër ne edhe njëherë e kemi shprehur vullnetin tone qe dëshirojmë te bëhemi pjese e reformës ne drejtësi dhe i kemi kërkuar maxhorances qe dy ligje ate per Gjykatën e Larte dhe ate per pushtetin vendor te shikohen ne kontekstin e rezolutës qe miratuamTe hënën ne orën 17.00 nis punimet sesioni i ri i parlamentit, punime qe do te ndikohen edhe nga debate për zgjedhjet lokale i cili tashme ka nisur