Duke iu përgjigjur apelit të banorëve përmes reportazhit të Top Channel, për fshatin Malbardhë dhe mesazhit të rrallë që vjen prej tij - atë të ndërtimit të kishës me kontributin edhe të banorëve të besimit musliman që janë shumicë në të, - qeveria shqiptare ka akorduar fondin për ndërtimin e rrugës që të çon në këtë komunitet, i cili është bërë tashmë simboli i shprehjes së tolerancës fetare.